Mkhitaryan: Bodo është një zhgënjim, por tani ne kemi një qëllim të vetëm
Pas eliminimit nga Champions League, ekipi i Inter po përgatitet për ndeshjen e së shtunës kundër Genoa në kampionat, me një qëllim të qartë në mendje: titullin kampion në Serie A. Kjo u konfirmua nga një nga udhëheqësit e grupit të Cristian Chivu, Henrikh Mkhitaryan. “Ishim shumë të frustruar pas eliminimit, por pas disa orësh u kthyem në stërvitje të nesërmen duke menduar se kemi një qëllim tjetër për të arritur. Kjo të jep forcë, të kesh një qëllim tjetër përpara. Nuk duhet të ndalesh kurrë. Jemi në krye të Ligës. Nuk ka mbaruar ende, por mund ta shihni punën e shkëlqyer që kemi bërë“, tha armeni. Përfundimi i sezonit të kaluar pa trofe dhe me zhgënjimin e hidhur të një humbjeje 5-0 ndaj PSG...
Burimi:
telesport.al