Mjaftuan vetëm dy minuta/ Boksieri Prenga hedh në tapet rivalin amerikan, merr fitoren e 20-të me ‘K.O.’
Flamuri shqiptar u valëvit me krenari mëngjesin e të dielës (me orën shqiptare) në Atlantic City, aty ku boksieri shqiptar Kristian Prenga fitoi me ‘Knock Out’ kundër rivalit amerikan Joe Jones. Në një mbrëmje ku në sallë kishte shumë shqiptarë, Prengës i mjaftuan vetëm dy minuta për të hedhur në tapet Jones brenda raundit të parë.Prenga kishte kontrollin total mbi kundërshtarin dhe grushtet e forta, të kombinuara me qetësinë dhe mbrojtjen, bënë që shqiptari të merrte fitoren e 20-të në karrierë, të 20-ta me ‘Knock Out’.Shqiptarët e Amerikës kishin mbushur tribunat për të mbështetur kampionin nga Mirdita, duke e duartrokitur dhe thënë me krenari emrin e tij gjatë gjithë ndeshjes.Mes emocionesh pas fitores, Prenga falenderoi të gjithë mbështetësit për përkrahjen e jashtëzakonshme, duke ia kushtuar...
Burimi:
ntv.al