Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Mjafton dopieta e Hojlund, Napoli e mbyll vitin me fitore (video)
Napoli e ka mbyllur vitin me fitore, pasi mposhti Cremonese në transfertë 002, ndeshje e vlefshme për javën e 17-të në Serie A, e fundit për këtë vit kalendarik. Ekipi i drejtuar nga Antonio Conte gjeti golin në minutën e 13-të, ku goditja e devijuar nga Leonardo Spinazzola, shtyhet në rrjetë nga Rasmus Hojlund. Danezi në kufijtë e pozicionit jashtë loje, u tregua i vëmendshëm, duke gjetur golin. Në fund të pjesës së parë, Hojlund dyfishoi shifrat. Politano kroson në zonë për Scot McTominay, i cili nuk shënon dot, por asiston për danezin, i cili dërgon topin në rrjetë për herë të dytë. Me dy golat e shënuar sot, Hojlund shkon në kuaotën e 9 golave me Napolin në 19 ndeshje në të gjitha kompeticionet,...