Mjafton 1 gol, Inter del me 3 pikë nga Friuli. Tani mendjen në Champions (video)

Mjafton 1 gol, Inter del me 3 pikë nga Friuli. Tani mendjen në Champions (video)

17 Janar 2026 17:01 Telesport Inter ka fituar 0-1 në transfertën ndaj Udinese në Friuli për javën e 21-të në Serie A. Zikaltrit janë treguar cinik, duke gjetur golin që në minutën e 20-të dhe më pas administruan më së miri avantazhin. Një top i bukur i Zielinski për Pio Esposito, i cili asiston për Lautaro Martinez, kapitëni shmang mbrojtjen vendase dhe e dërgon topin në rrjetë. Pjesa e parë por edhe gjithë takimi mbyllet 0-1 për Interin. Pas kësaj fitoreje, Ziklatrit kryesojnë renditjen me 49 pikë, 6 pikë më pak se Milan, i cili nesër pret në shtëpi Lecce-n. Pas fitores në kampionat, tani vëmendja e Interit shkon për sfidën e të martës ndaj Arsenalit në Champions League, shumë e rëndësishme për ecurinë e...