Miura nuk di të ndalet, transferohet në ekipin e ri në prag të moshës 60-vjeçare

Miura nuk di të ndalet, transferohet në ekipin e ri në prag të moshës 60-vjeçare

Ka nga ata që “i varin këpucët në gozhdë” për shkak të moshës, ka të tjerë si Kazuyoshi Miura, që duket sikur kanë bërë marrëveshje sekrete me kohën. Legjenda e futbollit japonez nuk ka ndërmend të ndalet. Ish-sulmuesi i Genoa, gati të mbushë 59 vjeç, ka vendosur të vazhdojë karrierën duke u transferuar te Fukushima United. Marrëveshja është arritur në formë huazimi nga Atletico Suzuka për të luajtur në divizionin e tretë japonez. Njoftimi zyrtar do të bëhet në një datë simbolike: 11 janar 2026, në orën 11:11, si nderim ritual ndaj numrit të tij të fanellës, 11. Objektivi i Miura për vitin 2026 është i jashtëzakonshëm; 40 vite karrierë profesionale. Ajo që dikur dukej shaka, “dua të luaj deri në 80 vjeç”, sot tingëllon ende...