Mirupafshim Salah! Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të egjiptianit te rivalët, gati oferta 95 milionë euro

Mirupafshim Salah! Liverpool gjen zëvendësuesin ideal të egjiptianit te rivalët, gati oferta 95 milionë euro

16 Shkurt 2026 17:34 Telesport Mohamed Salah duket se po luan sezonin e tij të fundit me Liverpool-in dhe do të largohet një vit para përfundimit të kontratës, e cila skadon në qershor të vitit 2027. Kampioni në fuqi i Premier League duket se ka piketuar zëvendësuesin ideal të egjiptianit dhe ka nisur tashmë kontaktet e para. Mediet britanike bëjnë me dije se objektivi madhor i Liverpool për verën e ardhshme është sulmuesi anësor i Newcastle, Anthony Gordon. 24-vjeçari ka shënuar 10 gola dhe ka dhënë 5 asiste këtë sezon, por më shumë se statistikat është ndikimi që ai ka në ekip, gjë që e bën atë të jetë një profil interesant për këdo. Sipas raportimeve të ndryshme, oferta e parë e Liverpool për sulmuesin...