Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Mirupafshim Real Madrid? Lojtari më i kritikuar drejt transferimit te PSG, për 12 mln euro
25 Dhjetor 2025 19:56 Telesport Antonio Rudiger ka hyrë në vitin e fundit të kontratës me Real Madrid dhe largimi i tij në fund të sezonit është i pashmangshëm. Megjithatë, mbrojtësi gjerman mund të largohet që në merkaton e janarit. “El Nacional” zbulon se 32-vjeçari ka përfunduar në radarin e PSG-së. Luis Enrique beson te përvoja e Rudiger dhe e sheh atë si një përforcim ideal për qendrën e mbrojtjes, duke ditur edhe dëmtimet e shumta që ka pësuar kampioni në fuqi i Europës në këtë repart. Largimi i Rudiger gjatë janar nga Real Madrid nuk do të jetë pa asnjë kosto. Sipas raportimit në fjalë, PSG është e gatshme të paguajë 12 milionë euro për të transferuar mbrojtësin gjerman, shifër brenda pritshmërive të klubit...