“Mirëmbrëma Yje”: Duka rrëfim personal dhe vizioni për Botërorin

“Mirëmbrëma Yje”: Duka rrëfim personal dhe vizioni për Botërorin

Në mbrëmjen festive të 25 dhjetorit, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar në emisionin “Mirëmbrëma yje”, të moderuar nga Arbana Osmani, ku zhvilloi një intervistë të gjerë dhe të veçantë. Në një rrëfim të hapur dhe reflektues, ai ndau me publikun aspekte nga jeta personale, filozofia e drejtimit dhe vizioni për zhvillimin e futbollit shqiptar. Gjatë bisedës, Presidenti Duka u ndal te puna e përditshme në krye të Federatës, te progresi i futbollit kombëtar dhe ambicia për kualifikimin e Kombëtares shqiptare në Kampionatin Botëror, një objektiv që, sipas tij, mbështetet në punën e vazhdueshme dhe potencialin real të skuadrës. A festohet në familjen tuaj festa e Krishtlindjes? – I shfrytëzojmë të gjitha festat, edhe Krishtlindjen bëjmë ndonjë gjë, por jo shumë....