Miqësorja me Uzbekistanin, Shpresat e Shqipërisë vijojnë përgatitjet në Turqi
Ndërkohë që Kombëtarja e madhe është e angazhuar në duelet e “play-off”-it të Botërorit, duket se edhe ekipet e tjera kombëtare kërkojnë të marrin rezultate nmë këtë periudhë, qofshin këto edhe miqësore. Kshtu, Kombëtarja U-21 ka nisur prej të dielës grumbullimin në Antalia të Turqisë, në kuadër të ndeshjes miqësore ndaj Uzbekistanit, që do të luhet më 30 mars në ora 14:30 në Antalia. Skuadra kuqezi e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka zhvilluar disa seanca stërvitore me grupin e lojtarëve të grumbulluar në Turqi. Nga grumbullimi në Antalia, folën për “fshf.org” dy lojtarët e Kombëtares U-21, të sapoardhur në skuadër, Benjamin Dibrani dhe Eron Gojani. Benjamin Dibrani, mesfushori i ardhur rishtaz në Kombëtaren U-21 shprehet shumë i lumtur për ftesën e marrë dhe e...
Burimi:
sot.com.al