Ministri italian i sporteve kërkon dorëheqjen e Gravina: Futbolli italian duhet rindërtuar
1 Prill 2026 12:33 Alfred Lleshi Ministri për Sportin dhe Rininë, Andrea Abodi, komentoi pas dështimit të kombëtares italiane dhe mosdorëheqjes së presidentit të FIGC, Gabriele Gravina: “Futbolli është sport, në një kohë krize ushtarake dhe ekonomike nuk duhet ngarkuar me kuptime të tepërta. Gjithsesi, është e vërtetë se nuk është vetëm sport. Sidomos në Itali, ku futbolli është kulturë popullore, ritual komunitar dhe prestigj ndërkombëtar. Më vjen keq për një gjeneratë të tërë fëmijësh dhe të rinjsh që nuk kanë provuar emocionin e kombëtares në një Botëror”. Abodi falenderoi ekipin axurr dhe trajnerin për përpjekjet: “Është e qartë se futbolli italian duhet rindërtuar, duke nisur nga rinovimi i drejtuesve të FIGC. Qeveria ka treguar angazhimin për sportin italian, është e pasaktë të mohosh përgjegjësinë...
Burimi:
telesport.al