“Milano-Cortina 2026” ul siparin: Shqipëria nuk lë shumë gjurmë, edicioni i ardhshëm pas 4 vitesh në Francë
23 Shkurt 2026 9:46 Telesport Pas dy javësh plot emocione, medalje dhe gara, është mbyllur edicioni i 25-të i Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Një event që dhuroi mjaft rivalitet dhe që u dominua nga Norvegjia. Me 41 medalje në total, shteti nordik, zuri vendin e parë (18 prej tyre të arta) në renditjen e përgjithshme, duke lënë pas Amerikën, Holandën, Italinë dhe Gjermaninë, të renditura në pesë vendet e para. Në këtë Olimpiadë mori pjesë edhe vendi ynë me 4 sportistë: Deni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga. Vendi i 10-të i Colturi në sllallom ishte rezultati më i mirë për Shqipërinë në këtë event. Ceremonia e mbylljes dhuroi sërish mjaft emocione, ku spektakli dhe sportistët i dhanë një tjetër ngjyrim magjik...
Burimi:
telesport.al