‘Milano Cortina 2026’ ul siparin – Norvegjia në krye, Shqipëria me katër skiatorë …
Denni Xhepa, Lara Colturi, Semire Dauti dhe Lisa Brunga përfaqësuan Shqipërinë në Olimpiadën Dimërore. Me finalen spektakolare të hokejit mbi akull u mbyllën zyrtarisht garat e Lojërave Olimpike Dimërore ‘Milano Cortina 2026’, që nga 6 shkurti deri sot u zhvilluan në disa zona të Italisë veriore. Finalja e shumëpritur në hokej mbi akull u fitua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por triumfi në këtë disiplinë nuk mjaftoi që amerikanët të shpalleshin kombëtarja më e suksesshme e Lojërave. Me 18 medalje të arta, 12 të argjendta dhe 11 të bronzta, Norvegjia dominoi renditjen e përgjithshme, duke vendosur edhe rekord të ri olimpik për numrin e medaljeve të arta në një edicion të Lojërave Dimërore. Kjo është hera e katërt radhazi që norvegjezët kryesojnë tabelën...
Burimi:
sot.com.al