“Milano-Cortina 2026”/ Lara Colturi e mbyll pa medalje, renditet në vendin e 10 në garën e sllallomit
Është zhvilluar sot gara e sllallomit në Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”, ku në pistë për ngjyrat kuqezi zbritën tri skiatore. Lara Colturi, nga e cila pritej një medalje, u klasifikua në vendin e 10-të. Një paraqitje e mirë për skiatoren 19-vjeçare shqiptare, por pa mundur të ngjitet në podium. Pas zbritjes së parë, Lara Colturi u klasifikua në vendin e 7-të, duke dhënë kohën 48”39, ndërsa në sbritjen e dytë, koha e dhënë nga skiatorja kuqezi ishte 53”39, duke humbur disa pozicione. Kështu, me kohën e përgjithshme 1’41”78, Colturi u rendit në vendin e 10-të (legjenda Shiffrin e artë, 1’39”10). Colturi bëri maksimumin e saj në të dyja zbritjet (në total ishte 95 skiatore) dhe rezultati i arritur sot ishte më i mirë se...
Burimi:
telesport.al