Milani zgjidh ndeshjen në “frymën e fundit”, shënojnë Pavlovic dhe Leao
1 Mars 2026 14:31 Telesport Dy gola të shënuar pak minuta para mbylljes së ndeshjes shpëtoi sot Milanin, që fitoi 0-2 me Cremonese. Skuadra e drejtuar nga tekniku Allegri e pati të vështirë të thyente mbrojtjen e vendasve, të cilët madje rrezikuan dy herë të zinin në befasi “Djallin”. Në të 90′ shënoi fillimisht Pavlovic me harkim të Luka Modric. Katër minuta më vonë, Nkunku asistoi për Leaon, i cili praktikisht shënoi me portën bosh.
Burimi:
telesport.al