Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Milani vë syrin te mbrojtësi i rivalëve, Tare planifikon sulmin
Milani vijon kërkimet për një mbrojtës qendre për të plotësuar kërkesat e trajnerit Massimiliano Allegri. Opsioni i rikthimit të Thiago Silvës u përjashtua nga klubi, edhe pse ishte i pëlqyer nga tekniku. Emri që kryeson listën aktualisht është Federico Gatti, i cili së fundmi ka rinovuar kontratën me Juventusin deri në vitin 2030. Operacioni konsiderohet i vështirë, pasi Gatti është një element i rëndësishëm për bardhezinjtë. Igli Tare po shqyrton mundësi alternative, përfshirë një shkëmbim lojtarësh. Fillimisht u përfol Samuele Ricci, ndërsa së fundmi është hedhur ideja e përfshirjes së Koni De Ëinter. Bisedimet janë ende në fazë paraprake. Ditët e para të janarit pritet të japin sinjale më të qarta për këtë çështje.