Milani nuk ndalet, fitore bindëse ndaj Bolonjës
Milani ka marrë një fitore të rëndësishme në javën e 23-të të Serie A. Kuqezinjtë triumfuan në një transfertë delikate ndaj Bolonjës, duke fituar me rezultatin bindës 0-3. Golat për Milanin u shënuan nga Loftus-Cheek, Nkunku dhe Rabiot. Me këtë fitore, Milani vijon ndjekjen e Interit, duke ruajtur vendin e dytë në renditje me 50 pikë.
Burimi:
ntv.al