Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë përmbysin Comon dhe i vihen në ndjekje rivalëve të qytetit në garën për titull

Milani nuk i ndahet Interit, kuqezinjtë përmbysin Comon dhe i vihen në ndjekje rivalëve të qytetit në garën për titull

Milani ka arritur të triumfojë me përmbysje 1-3 përballë Comos në sfidën e prapambetur të javës së 16-të të Serie A. Sfida nisi mjaft mirë për të besuarit e Fabregas, të cilët kaluan në avantazh në minutën e 10’ me Kempf, ndërsa barazimi erdhi në fundin e pjesës së parë, kur Nkunku nuk gaboi nga pika e bardhë. Në minutën e 55’ ishte Rabiot që përmbysi sfidën dhe në të 88’, francezi i vuri vulën takimit. Me këtë fitore, Milani shkon në kuotën e 43 pikëve në vendin e dytë, tre më pak se Interi kryesues.