Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Milani nuk është më “gjysmagjel”. Allegri i rikuperon të gjithë, por ka dyshime për Gabbia
Pas një humbjeje zhgënjyese në Riad për Superkupën, Massimiliano Allegri gjen papritur skuadrën pothuajse të kompletuar për ndeshjen e kampionatit ndaj Veronës. Mungesë e sigurt është Santi Gimenez, i cili do të qëndrojë jashtë pas operacionit të kyçit të këmbës. Kujdes të veçantë ka për Mattia Gabbia, i cili do të vlerësohet këto dy ditë. Përdorimi i tij mbetet i dyshimtë për të shmangur rrezikun e rikthimit të dëmtimit të gjurit të majtë kundër Sassuolos. Nëse mungon, Koni De Winter do të ketë një tjetër shans, megjithëse pati vështirësi si qendërmbrojtës kundër Hojlund dhe Napolit. Lajmi i mirë vjen nga sulmi. Rafa Leao rikthehet titullar përkrah Pulisic, me Nkunku në stol. Leao ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 4 asistime ndaj Veronës. Në mesfushë,...