Milani me sytë nga Kostić për verën. Tentativat e janarit dështuan, Tare ngulmon për qershorin

Milani me sytë nga Kostić për verën. Tentativat e janarit dështuan, Tare ngulmon për qershorin

4 Shkurt 2026 14:05 Alfred Lleshi Milani ka provuar deri në fund të merkatos së janarit të transferonte Bogdan Kostić nga Partizani i Beogradit. Sulmuesi parashikohej fillimisht të bashkohej me “Milan Futuro”, por marrëveshja nuk u finalizua në këtë afat kalimtar. Në javët në vijim, Igli Tare mund të tentojë “ta bllokojë” lojtarin për merkaton e verës, me synimin që ta sigurojë paraprakisht transferimin për qershorin. Sa i përket profilit teknik, Kostić është një anësor i majtë me këmbë të majtë natyrale, por që mund të luajë edhe në të djathtë. Nuk është i rëndë apo i ngathët, por i shpejtë, elastik dhe dinamik, veti që i japin shpërthim, shpejtësi dhe driblim në hapësira të ngushta. Dallohet për ndryshim të shpejtë drejtimi, teknikë të rafinuar...