Milani, me Cardinale është histori krejt tjetër. Pritet në stadium për derbin ndaj Interit

Milani, me Cardinale është histori krejt tjetër. Pritet në stadium për derbin ndaj Interit

3 Mars 2026 8:18 Alfred Lleshi Gerry Cardinale rikthehet pranë Milanit. Sipas “Gazzetta dello Sport”, presidenti i “RedBird Capital Partners” dhe pronari i klubit kuqezi pritet në tribunë për derbin e së dielës ndaj Interit. Sinjal i qartë për rritjen e pranisë së tij fizike pranë kuqezinjve. Kjo do të jetë vizita e tretë në më pak se 50 ditë, pas atyre në janar dhe mes shkurtit, por planet e tij janë më të gjera. Dosje të nxehta – Prioritet mbetet çështja e stadiumit, me Milanin dhe Interin që duhet të vendosin për projektin e besuar studiove ndërkombëtare “Manica” dhe “Foster + Partners”. Po ashtu avancon ideja “NBA Europe”. Cardinale synon të regjistrojë një franshizë me emrin dhe ngjyrat e Milanit në ligën e re...