Milani, lamtumirë ëndrrës për titull! Megjithatë, “pengu” i vërtetë nuk është disfata ndaj Napolit

Milani, lamtumirë ëndrrës për titull! Megjithatë, “pengu” i vërtetë nuk është disfata ndaj Napolit

7 Prill 2026 9:35 Alfred Lleshi E pranoi edhe Massimiliano Allegri; ndeshja në Napoli mund “të hapej” pas një ore loje, përpara se të pësohej goli, jo pas. Një detaj që bën diferencën mes një shprese të vogël për të kapur Interin dhe dorëzimit pothuajse total për titullin. Objektivi mbetet Champions, por zhgënjimi është i madh. Humbja në Napoli dhemb shumë, jo vetëm për -9 pikë nga kreu, por edhe sepse ishte përballja e parë direkte e humbur. Milani kishte bërë mirë ndaj rivalëve të mëdhenj: fitore ndaj Napolit, dy derbi Madonine të fituar, rezultate pozitive ndaj Interit, Romës dhe Juventusit. Nëse kampionati do të luhej mes gjashtë të parave, kuqezinjtë do kryesonin. Pyetja është: ku u humb titulli? Përgjigjja: ndaj skuadrave të vogla. Humbje...