Burimi:
telesport.al
Foto © telesport.al
Milani i pamëshirshëm para portës me “snajperin” Pulisic, një gol çdo dy goditje
29 Dhjetor 2025 13:17 Alfred Lleshi Konkretësia është një nga shtyllat e futbollit të Massimiliano Allegrit, filozofia ku mjafton një top për të vendosur një ndeshje. Milani i këtij sezoni e ka përvetësuar plotësisht këtë mësim dhe është ndër skuadrat më efikase të Serie A. Në 5 nga 16 ndeshje të kampionatit, kuqezinjtë kanë shënuar që në goditjen e parë drejt portës: Saelemaekers kundër Napolit dhe Parmës, Rafa Leão kundër Pisa, Ricci kundër Atalantës dhe Rabiot kundër Torinos. Milani ka përqindjen më të lartë të realizimit në Serie A, 12.6%, e barabartë me Interin. Por protagonisti absolut është Christian Pulisic: 8 gola me 11 goditje drejt portës (16 gjithsej). Një shifër “e çmendur”; një gol çdo dy goditje (50%), që shkon në 73% për goditjet...