Milani fiton, por Costacurta e qorton: 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë në 5 minuta!

Milani fiton, por Costacurta e qorton: 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë në 5 minuta!

29 Dhjetor 2025 15:03 Alfred Lleshi Alessandro Costacurta, ish-mbrojtësi legjendar i Milanit, analizoi fitoren e kuqezinjve në shtëpi ndaj Veronës: “Sipas meje Nkunku është një lojtar i mirë. Nuk e njoh mirë nga ana karakteriale, por më pëlqen, është shumë teknik. Nuk është një sulmues qendror. Në pjesën e parë ishte e pamundur për të që të luante, ndërsa në të dytën u çlirua bashkë me gjithë skuadrën”. Ai u ndal te ndërtimi i lojës së kuqezinjve: “Në pesë minutat e para, Milani bëri 27 pasime mes mbrojtësve qendrorë. Dikur, në dhomat e zhveshjes, bënim betike të tilla mes veti për kundërshtarët si ‘t’iu fusim frikën, presion, t’i marrim përpara’. Unë e ndjek futbollin prej 47 vitesh, por e kam të vështirë të kuptoj pse...