“Milani, e kundërta e Interit dhe Napolit. Ecte në fushë, kështu rrezikon zonën Champions”

“Milani, e kundërta e Interit dhe Napolit. Ecte në fushë, kështu rrezikon zonën Champions”

13 Janar 2026 11:02 Alfred Lleshi Fabio Capello është shumë kritik ndaj Milanit pas barazimit 1-1 me Fiorentinën. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, ai shpjegoi se kuqezinjtë luajtën krejt të kundërtën e Interit dhe Napolit: “Ecnin, të tjerët vraponin. Shumë të ngadaltë edhe në qarkullimin e topit, pa ide dhe pa lojë. Gjithçka tepër elementare, thuajse shkollore”. Sipas Capellos, në garën për titull duhet diçka më shumë dhe ai dyshon se Milani mund të luftojë deri në fund për “scudetto”: “Më duket se Milani ka ngadalësuar pasi ishte rritur shumë në muajt e parë”. “Don Fabio” i jep të drejtë Allegrit dhe paralajmëron për Romën dhe Juventusin, që po afrohen nga prapa dhe mund të rrezikojnë seriozisht objektivin real të Milanit; kualifikimin në Champions...