“Milani e humbi toruan kur iu largua objektivi kryesor, ëndërronte titullin kampion”
11 Maj 2026 14:38 Alfred Lleshi Giuseppe Bergomi foli për zhvillimin e talenteve në Itali: “Kam pasur një mjeshtër si Mino Favini, që më thoshte gjithmonë se talenti duhet pritur. Shpesh nuk e bëjmë këtë për shkak të obsesionit për rezultatin. Duhet të ndryshojmë kriteret e përzgjedhjes dhe t’i lëmë të rinjtë të gabojnë”. Duke analizuar momentin negativ të Milanit, ai theksoi aspektin psikologjik: “Edhe unë kam luajtur me presionin e ‘San Siros’. Kur stadiumi fishkëllen, është shumë e vështirë ta kapërcesh. Duhet karakter dhe të kapesh pas lojës tënde. Gjithçka nisi kur Milani nuk e pa më të arritshëm objektivin kryesor”. Sipas tij, skuadra e Massimiliano Allegrit ëndërronte titullin kampion: “Pas humbjes me Lazion kuptoi se titulli ishte i paarritshëm. Mendonte se kualifikimin në...
Burimi:
telesport.al