“Milani dhe Napoli s’janë dorëzuar, kampionati i hapur. Interi vuan mungesën e Lautaros”

“Milani dhe Napoli s’janë dorëzuar, kampionati i hapur. Interi vuan mungesën e Lautaros”

24 Mars 2026 10:49 Alfred Lleshi Edoardo Reja, ish-trajner i Napolit me 164 ndeshje në pankinë, foli për garën e titullit në Serie A, e rihapur pas pikëve të humbura nga Interi: “Barazimi në Firence tregon se kampionati nuk është mbyllur. Milani dhe Napoli nuk janë dorëzuar dhe ndeshja e radhës do të jetë vendimtare për të dyja skuadrat në fjalë”. Sipas Rejës, edhe kalendari mund të ndikojë, megjithëse transferta në Como mbetet e vështirë, ndërsa rruga e rivalëve duket më e ndërlikuar. Duke analizuar formën e Interit, ai theksoi mungesën e një lideri si Lautaro Martinez dhe rënien fizike të disa lojtarëve. “Është një futbollist i madh”, – tha për argjentinasin. Reja shtoi se skuadra zikaltër ka pësuar edhe një bllokim moral pas eliminimit...