Milani dhe Interi në “shtegtim”, mbyllet stadiumi “San Siro”

Milani dhe Interi në “shtegtim”, mbyllet stadiumi “San Siro”

Interi do të luajë këtë mbrëmje ndeshjen e kampionatit kundër Pizës, vetëm tre ditë pas takimit në Champions League ndaj Arsenalit. Kjo sfidë shënon ngjarjen e fundit sportive në “San Siro” përpara fillimit të përgatitjeve për Lojërat Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë i mbyllur për ekipet e qytetit deri në mes të muajit shkurt për shkak të ceremonisë hapëse të planifikuar për datën 6 shkurt. Gjatë kësaj periudhe, Interi do t’i zhvillojë ndeshjet e radhës si vizitor ose në fusha neutrale, siç është rasti i sfidës së kupës ndaj Torinos në Monza. Edhe Milani do të luajë jashtë shtëpisë deri në fundjavën e 22 shkurtit, kur do të presë Parmën. Rikthimi i zikaltërve në impiantin e tyre është programuar për...