Milani, çfarë pendese për Szoboszlai. E zbulon Boban: Ishte mbyllur marrëveshja, por pastaj…

Milani, çfarë pendese për Szoboszlai. E zbulon Boban: Ishte mbyllur marrëveshja, por pastaj…

19 Mars 2026 13:10 Alfred Lleshi Dominik Szoboszlai shkëlqeu edhe të mërkurën mbrëma me fanellën e Liverpool, ku u transferua nga Leipzig në verën 2023 për 70 milionë euro, por fati i tij mund të kishte qenë ndryshe. Fanella, përveç se e kuqe, mund të ishte edhe kuqezi. Këtë e zbuloi Zvonimir Boban, i cili në studiot e “Sky” deklaroi: “Lindi si një ‘10’, te Salzburg dhe me Hungarinë luante gjithmonë pas sulmuesve. Ishte një rol problematik, por tani është shndërruar në një ‘8’ të pastër, që ishte e vetmja rrugë logjike për ta bërë kampion. Talent ekstrem, e sheh lojën dhe e prek topin si pak në botë”. Më pas prapaskena: “A më pëlqen shumë? Sigurisht që më pëlqen. E kishim mbyllur marrëveshjen, por...