“Milan, tani jam 100%. Allegrin vetëm mund ta dëgjosh, duam Champions”

“Milan, tani jam 100%. Allegrin vetëm mund ta dëgjosh, duam Champions”

27 Shkurt 2026 13:09 Alfred Lleshi Ardon Jashari ka rikthyer vazhdimësinë në fushë dhe Milani nuk ka ndërmend ta lëshojë. Në një intervistë për “SportMediaset”, mesfushori kuqezi tha: “Tani ndihem 100% dhe po punoj për të luajtur më shumë për ta ndihmuar ekipin t’i fitojë ndeshjet”. Ai foli edhe për eksperiencën në klubin kuqezi: “Milani ka shumë rëndësi për mua. Kur më thanë që mund të vija në Milano, ishte një ëndërr që u realizua. Pas një negociate të gjatë, arrita në këtë klub magjik. Është një ndjesi fantastike të luash këtu çdo ditë dhe çdo ndeshje. Përpiqem ta shijoj këtë ndjesi, të jap gjithçka në fushë. Shpresoj ta bëj çdo tifoz të lumtur dhe krenar për mua”. Sa iu përket objektivave, ai është i...