Milan synon mbrojtësin e Barcelonës, i skadon kontrata në qershor. Katalanasit ndërlikojnë situatën

Milan synon mbrojtësin e Barcelonës, i skadon kontrata në qershor. Katalanasit ndërlikojnë situatën

9 Qershor 2026 20:03 Telesport Milan ka hedhur sytë nga Andreas Christensen, mbrojtësi danez i Barcelonës, të cilit i skadon kontrata më 30 qershor. Kuqezinjtë vlerësojnë përvojën e danezit dhe mbi të gjitha mundësinë për ta transferuar atë me kosto zero. Pavarësisht se danezi ka luajtur një rol dytësor në sezonin e fundit, ai ka një rëndësi të madhe për Hansi Flick për rotacionin që përdor në mbrojtje trajneri gjerman. Edhe pse i skadon kontrata më 30 qershor, danezi ka një marrëveshje në parim me drejtuesit e Barcelonës për të rinovuar kontratën. Aktualisht palët po negociojnë për detajet e pagës. Në rast se Christensen nuk gjen gjuhën e përbashkët me katalanasit, atëherë transferimi te Milan do të ishte shumë i mundshëm. Kuqezinjtë hanë gati të...