Milan synon golashënuesin e Europa League, një blerje me kosto të ulët për sulmin kuqezi
I lindur në Serbi, por mban pasaportë kroate dhe po lë gjurmë në Bullgari. Golat e tij mund të jenë shumë të dobishëm për Milan në të ardhmen e afërt. Bëhet fjalë për Petar Stanic, që është futur në listën e përforcimeve të mundshme të klubit kuqezi. Të shtunën e kaluar, një vëzhgues i Milan e pa atë në aksion në “Huvepharma Arena”. dhe nuk zhgënjeu, duke shënuar për ekipin e tij, Ludogorets në ndeshjen kundër CSKA Sofia. Stanic ka qenë shpesh në listën e golashënuesve këtë vit: Në ligë (23 ndeshje të luajtura), ai ka shtatë gola dhe shtatë asiste. Ai është edhe në krye të listës së golashënuesve të Europa League këtë sezon, me shtatë gola dhe një asist. Ludogorets tashmë ka vendosur...
Burimi:
telesport.al