Milan nuk përfiton nga hapi fals i Interit, kuqezinjtë dalin me kokën ulur nga “Olimpico” (video)
Milan nuk ka arritur dot të përfitojë nga ndalesa e Interit, që barazoi dje 1-1 në “San Siro” ndaj Atalantës. Kuqezinjtë janë mposhtur 1-0 në transfertën ndaj Lazio-s, e luajtur në “Olimpico”, e vlefshme për javën e 29-të në Serie A. Rasti i parë i rrezikshëm ishte në minutën e 25-të, ku pas një pasimi të marrë nga Daniele Maldini, goditja e Kenneth Taylor përplaset në shtyllë. Një minutë më pas, Lazio gjen golin e avantazhit me Gustav Isaksen, i cili pas një topi të gjatë të marrë që nga mbrojtja, nga Adam Marusic, dhe pasi kaloi bukur Pervis Estupinan, nuk e kishte të vështirë të dërgonte topin në rrjetën e Mike Maignan. Minutat në vazhdim nuk kishte ndonjë rrezk konkret. Pjesa e parë mbyllet...
Burimi:
telesport.al