Milan mban ritmin e Interit, Fullkrug i jep fitoren, vjen goli i parë me kuqezinjtë
Milani mban ritmin e Interit në Serie A. Në San Siro skuadra e Massimiliano Allegrit iu imponua Lecces me një tjetër rezultat të ngushtë 1-0 ku ai që vendosi fatin në favor të kuqezinjve ishte pikërisht Niclas Fullkrug që shënoi golin e tij të parë me skuadrën milaneze por që rezultoi i fitores për të. Pjesa e parë u mbyll me barazimin 0-0 dhe ishte një fraksion loje me shumë pak emocione. Milani e kishte kontrollin e lojës por rrezikoi vetëm me Saelemaekers dhe Pulisic, ndërkohë që theksojmë se në minutën e 9 Leaos iu anulua një gol për pozicion jashtë loje Edhe në pjesën e dytë Milani ishte dominues në fushën e lojës teksa krijoi disa shanse shënimi dhe në minutën e 76 kuqezinjtë...
Burimi:
ntv.al