Milan ka frikë për Maignan dhe piketon zëvendësuesin ideal të francezit
11 Korrik 2026 20:05 Telesport Pavarësisht se rinovoi vetëm pak kohë më parë deri në vitin 2031, te Milan nuk janë të sigurt për të ardhmen e Mike Maignan, pas përfundimit të Kupës së Botës. Francezi po shkëlqen në Botëror, duke rritur akoma edhe më shumë interesin e klubeve të mëdha ndaj tij. Për këtë arsye, drejtuesit e Milanit kanë një plan B. Sipas CalcioMercato.it, Milan ka piketuar Elia Caprile si zëvendësuesin ideal të Maignan. Italiani 24-vjeçar shkëlqeu në sezonin e fundit me Cagliarin në Serie A, duke ngjallur interesin e klubeve të mëdha në Itali e jo vetëm. Caprile është nën kontratë me Cagliarin deri në vitin 2029, vlera e tij në treg sipas Transfermarkt është 15 milionë euro. Deri tani kemi thjesht një...
Burimi:
telesport.al