Milan gati të “sakrifikojë” Pulisic, shifra e kërkuar për amerikanin është befasuese
17 Mars 2026 18:28 Telesport Pavarësisht se është përfolur shumë për një rinovim të mundshëm mes Christian Pulisic dhe Milanit, deri tani nuk ka ndodhur asgjë. Kontrata e amerikanit skadon në qershor të vitit 2027 dhe në këtë situatë, duke ditur që rrezikon shumë ta humbë si lojtar të lirë një vit më pas, Milan mund të heq dorë prej Pulisic gjatë verës së ardhshme. Për amerikanin ka një interes të madh në Premier League, ku e duan klube si Tottenham, Aston Villa dhe West Ham. Duke qenë se Premier League është anjë ambient që e njeh mjaft mirë, pasi ka qenë më parë pjesë e Chelsea-t, shto këtu dhe eksperiencën që ka fituar te Milan, e bëjnë 27-vjeçarin një opsion tërheq për ekipet angleze...
Burimi:
telesport.al