Milan eviton humbjen në fund, Parma përmbys Leçen

Milan eviton humbjen në fund, Parma përmbys Leçen

Milani vijon të mbajë ritmin e kreut teksa sot për javën e 20-të e para e fazës së dytë shmangu humbjen në fund përballë Fiorentinës së zonës së kuqe. Fiore e etur për pikë, vazhdoi të rritej dhe në minutën e 66-të thyen barazimin: një goditje këndi perfekte nga Gudmundson dhe një goditje vendimtare me kokë nga Komuzos pushon në rrjetë. Ish lojtari i Çelsit Nkunku parandaloi humbjen për skuadrën e tij: një gjuajtje e fuqishme me të djathtën në minutën e 90-të nga një asist i Fofanës për ta bërë rezultatin 1-1. Në minutat e fundit (minuta e 97-të), skuadra vendase goditi edhe traversën me nënshkrimin e ri Breshianini. Milan vazhdon serinë e rezultateve pozitive radhazi, por mbetet dy pikë prapa Interit i cili...