“Milan është një ekip pa personalitet, përjashto Modric. Leao vetëm ecën në fushë për 70 minuta…”

“Milan është një ekip pa personalitet, përjashto Modric. Leao vetëm ecën në fushë për 70 minuta…”

16 Mars 2026 19:55 Telesport Paolo Di Canio, tashmë në rolin e analistit në “Sky Calcio Club” ka kritikuar Milanin pas humbjes së mbrëmshme ndaj Lazio-s, duke e konsideruar si një ekip pa personalitet. Ish-sulmuesi ka përjashtuar Luka Modric, ndërkohë që ka kritikuar gjithë yjet e tjerë të Milanit si Rafa Leao, Christian Pulisic etj. “Milani gjithmonë ka pasur vështirësi ndaj ekipeve më pak të talentuara se Lazio. Nuk mund të kesh sukses me një lojtar si Rafa Leo që ecën për 70 minuta në fushë, nuk bën asgjë tjetër dhe në fund zemërohet pse u zëvendësua. Max Allegri duhet ta zgjidhë këtë gjë. Këtij Milani i mungon personaliteti, hiq këtu Luka Modric, i cili të emocionon kur e sheh në fushë. Nuk e kuptoj...