Milan-Como luhet në të njëjtën kohë me Champions-in, të mërkurën e 18 shkurtit
Ndeshja Milan-Como, e vlefshme për javën e 24-t të Serie A, do të luhet të mërkurën, më 18 shkurt, me fillim orën 20:45. Këtë e ka bërë të ditur këtë të shtunë Lega Serie A. Takimi ishte shtyrë për shkak të mosdisponueshmërisë së stadiumit “San Siro”, i cili do të jetë vendi i ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore “Milano-Cortina 2026”. Në të njëjtën mbrëmje do të luajë edhe Interi, i angazhuar në Norvegji në “play off”-et e Champions League kundër Bodo/Glimt. Do të jetë një mbrëmje e veçantë Shën Valentini për Serie A, pasi supersfida e javës së 25-të, Inter-Juventus, do të luhet të shtunën, më 14 shkurt, në orën 20:45. Sipas njoftimit të Lega Serie A, java nis të premten me Pisa-Milan, vijon...
Burimi:
telesport.al