Mike Maignan bën gafën e vitit, në “San Siro” vendos goli i Nico për pjesën e parë (video)

Mike Maignan bën gafën e vitit, në “San Siro” vendos goli i Nico për pjesën e parë (video)

18 Shkurt 2026 21:35 Telesport Milan po përballet me Como-n në “San Siro”, ndeshje e prapambetur e javës së 24-të në Serie A, e cila u shty për shkak të ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Dimërore më datën 8 shkurt, kur ishte programuar që të luhej. Sfida u zhbllokua në minutën e 32-të, ku pas një gafe fatale të Mike Maignan, ishte Nico Paz që përfitoi dhe dërgoi lehtësisht topin në rrjetë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për ekipin e drejtuar nga Cesc Fabregas, që dominoi në lojë dhe rezultat. SHIKOGOLIN