Michel Platini kritikon ashpër VAR-in: Jam i lodhur nga ndërhyrjet e tij

Michel Platini kritikon ashpër VAR-in: Jam i lodhur nga ndërhyrjet e tij

Michel Platini ka rikthyer edhe një herë debatin rreth përdorimit të sistemit Video Assistant Referee (VAR), duke kërkuar ndryshime të mëdha në mënyrën se si zbatohet teknologjia në futboll. Ish-presidenti i UEFA-s dhe tre herë fituesi i ‘Topit të Artë’ kritikoi përdorimin e gjerë të VAR-it gjatë një interviste në emisionin ‘After Foot’ të RMC Sport, duke theksuar se teknologjia po ndryshon thelbin e rregullave të lojës. Sipas legjendës franceze, VAR-i duhet të përdoret vetëm në raste shumë specifike, veçanërisht për verifikimin e pozicioneve jashtë loje. “Nëse do të isha në pozicionin e FIFA, por nuk jam, do ta përdorja VAR-in vetëm për linjat dhe për pozicionet jashtë loje, në situata kur është jashtëzakonisht e vështirë që gjyqtari ta shohë qartë rastin”, deklaroi Platini. Ai u shpreh veçanërisht...