Messi zbulon anën intime: Antonela më pëlqente që fëmijë, jam romantik. E shijoj vetminë
7 Janar 2026 11:09 Alfred Lleshi Lionel Messi u shfaq spontan, ironik dhe i hapur në një intervistë ekskluzive për “Luzu TV”, duke treguar anën e tij më personale. Ai foli për jetën familjare. “Në shtëpi jetojmë me topin gjithë ditën”, – tha, duke shpjeguar se futbolli është pjesë e përditshme e fëmijëve të tij. Një rregull i Antonela Roccuzzo është i qartë; asnjë ndeshje brenda shtëpisë. Messi tregoi si rendi dhe organizimi janë të rëndësishëm për të: “I kordinoj rrobat sipas ngjyrave, përgatis gjithçka para stërvitjes dhe nuk më pëlqen që t’i prekin gjërat e mia. Thiago është si unë; Mateo dhe Ciro janë më shumë si Antonela”. Ai u shpreh romantik: “Më kushton të shpreh emocione, por më pëlqen të bëj të lumtur...
Burimi:
telesport.al