“Messi më i mirë se Pele”, Trump takon yllin e Argjentinës në Shtëpinë e Bardhë

“Messi më i mirë se Pele”, Trump takon yllin e Argjentinës në Shtëpinë e Bardhë

Lionel Messi u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëpronarin e Inter Miami, Jorge Mas, në Shtëpinë e Bardhë për të përkujtuar titullin e tyre të Major League Soccer (MLS) për vitin 2025, të enjten më 5 mars. Trump e nisi ceremoninë duke folur gjatë për Iranin dhe Kubën, përpara se më në fund të prezantonte klubin. “Është privilegj i veçantë për mua të them diçka që asnjë president amerikan nuk ka pasur rast ta thotë më parë: Mirë se erdhe në Shtëpinë e Bardhë, Lionel Messi,” tha Trump. Ai përmendi gjithashtu se djali i tij, Barron Trump, është një tifoz i madh i Messi-t dhe i Cristiano Ronaldo-s dy nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e sportit, të cilët mund të...