“Messi dhe Neymar nuk e besonin”; Alexis Sánchez rikthen kujtimet e golit historik ndaj Realit

“Messi dhe Neymar nuk e besonin”; Alexis Sánchez rikthen kujtimet e golit historik ndaj Realit

20 Dhjetor 2025 11:58 Alfred Lleshi Alexis Sánchez viziton sot “Santiago Bernabéu” me Sevilla, pas një jave të veçantë ku u bë baba për herë të parë dhe festoi 37-vjetorin e lindjes. Kileni riktheu në kujtesë golin e tij të veçantë me Barcelonën ndaj Real Madridit më 26 tetor 2013, një “vaselinë” e bukur që vulosi fitoren 2-0 në “Camp Nou”. “Mora një pasim të përpiktë nga Neymar, bëra diagonalen dhe pashë portierin që kishte dalë pak përpara… Shënova golin dhe po e festonim me Ney dhe Leo. Ata më thanë: Si e godite kështu? Po, po, vërtet nuk e besonin”, – rrëfeu Alexis për ESPN. Sulmuesi ka luajtur tek Interi, Manchester United dhe Arsenali, por kujton me nostalgji vitet te Barça, ku u stërvit...