Messi dhe CR7, betejë mes tyre në merkato për mesfushorin veteran brazilian
23 Shkurt 2026 10:56 Alfred Lleshi Sipas “The Sun”, mesfushori Casemiro është në shënjestrën e Inter Miami dhe disa klubeve braziliane. Ai ka konfirmuar largimin nga Manchester United në fund të sezonit, ndaj klubi i David Beckham po shqyrton mundësinë për ta marrë pa pagesë transferte. Pas “pensionimit” të Busquets vitin e kaluar, MLS e sheh ish-lojtarin e Real Madridit si zëvendësuesin ideal për të udhëhequr mesfushën. Gjithashtu, São Paulo, ku mesfushori u rrit, po monitoron situatën dhe është gati t’i ofrojë kontratë 2-vjeçare, ndërsa nuk mungojnë ofertat nga Arabia Saudite, ku Al-Nassr i Cristiano Ronaldos mbetet një opsion. Shumë pak klube mund ta përballojnë pagën e lartë prej 22 milionë eurosh në vit të lojtarit, sa merr në “Old Trafford”. Casemiro i ka përshëndetur...
Burimi:
telesport.al