“Mesi nuk më foli në ceremoninë e Topit të Artë”, Laporta: Do t’i bëjmë një statujë në “Kamp Nou”

“Mesi nuk më foli në ceremoninë e Topit të Artë”, Laporta: Do t’i bëjmë një statujë në “Kamp Nou”

Joan Laporta ka folur hapur për marrëdhënien e tij me Lionel Mesin. Presidenti i Barcelonës ka pranuar se marrëdhënia mes tyre është krisur. Ai ka zbuluar për “Radio Katalunjën” se Mesi refuzoi që të përshëndetej me të në ceremoninë e Topit të Artë 2023. Largimi i argjentinasit nga Barcelona nuk u krye në mënyrën që ai priste, duke ndikuar kështu në raportin me drejtuesit e klubit. Megjithatë Laporta ka shtuar se 7 herë fituesi i Topit të Artë ka statusin e një legjende te Barça dhe meriton një statujë në “Kamp Nou”. “Marrëdhënia me Mesin nuk është më si ka qenë. Pati një incodent në ceremoninë e Topit të Artë,  kur unë shkova ta përshëndesja dhe ai ndjeu se nuk duhet ta përshëndesnim njëri-tjetrin. Nga...