“Mesi mund të luante 90 minuta, por zgjodhi t’i jepte hapësirë të tjerëve”, trajneri i Argjentinës: Nuk e ka mendjen te rekordet
Mesi vazhdon të tregojë një nivel të lartë, pavarësisht moshës 39-vjeçare. Sulmuesi argjentinas udhëheq listën e golashënuesëve në Kupën e Botës me 6 gola të shënuar deri më tani. Një shifër që mund të ishte edhe më e lartë nëse Mesi do të kishte hyrë në fushë nga minuta e parë kundër Jordanisë. Por vetë lojtari argjentinas zgjodhi të ulej në stol dhe t’i jepte hapësirë shokëve të skuadrës. Një gjest që është duartrokitur edhe nga trajneri Skaloni. Ky i fundit ka thënë përpara gazetarëve se Mesi nuk është aspak i përqendruar te rekordet dhe kjo do të thotë shumë se çfarë lojtari është ai. “Mesi mund të kishte luajtur për 90 minuta sot dhe, pa dashur të tregoj mungesë respekti për kundërshtarin, ndoshta do...
Burimi:
sportekspres.com