Mesfushori i Real Madridit gati për aventurën e re, e “lusin” në Premier League
17 Janar 2026 21:46 Telesport Pavarësisht largimit të Xabi Alonso, besimin e të cilit nuk e fitoi kurrë, edhe me ardhjen e Alvaro Arbeola, situata e Dani Ceballos nuk ndryshon te Real Madrid, ai mbetet sërish një lojtar zëvendësues. Në këtë situatë, mesfushori mund të bëjë një lëvizje të befasishme gjatë merkatos së janarit. Aston Villa e drejtuar nga Unai Emery është shumë e interesuar për Ceballos dhe po punon për të gjetur gjuhën e përbashkët për transferimin e tij gjatë merkatos dimërore. Kontrata e Ceballos me Real Madridin skadon në vitin 2027, por në rast transferimi në Premier League, me shumë mundësi do të jetë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të sezonit.
Burimi:
telesport.al