Mesfushori i Milanit drejt Juventusit, dy klubet gati të “shtrëngojnë” duart për shkëmbimin e bujshëm
11 Janar 2026 18:42 Telesport “Tuttosport” zbulon se Juventus dhe Milan janë pranë zyrtarizimit të një shkëmbimi interesant mes tyre. Ideja për këtë shkëmbim ka lindur nga takimi i fundit ditën e premte, mes trajnerit Luciano Spalletti, drejtorit ekzekutiv Damien Comolli dhe drejtorit të ri sportiv, Marco Ottolini. Bardhezinjtë janë të gatshëm të sakrifikojnë Federico Gatti, i cili pëlqehet shumë nga Max Allegri, për të forcuar mbrojtjen dhe në këmbim duan mesfushorin Ruben Loftus-Cheek. Anglezi është përfolur për një transferim drejt Lazios, por situata mund të ndryshojë dhe 29-vjeçari pritet t’i bashkohet bardhezinjve. Më herët është përfolur për një shkëmbim kokë më kokë mes dy mbrojtësve, Koni De Winter, nga Milan te Juventus, në këmbim të Federico Gatti, por bardhezinjtë nuk kanë pranuar qendërmbrojtësin belg....
Burimi:
telesport.al