Mesazhi i Shën Valentinit nga Zanetti: Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të dua Inter

Mesazhi i Shën Valentinit nga Zanetti: Sa më shumë kalon koha, aq më shumë të dua Inter

14 Shkurt 2026 11:07 Alfred Lleshi Në ditën e Inter-Juventus, që përkon me Shën Valentinin, klubi zikaltër zgjodhi Javier Zanetti si zë simbolik për të shoqëruar prezantimin e sfidës me një video emocionuese të publikuar në kanalet e veta sociale. Ish-kapiteni rrëfen historinë e tij personale të dashurisë me qytetin e Milanos dhe Beneamatan, duke nisur kështu: “Më thonin që Milano ishte gri, por unë nuk jam dakord. Dhe e di që nuk jam i vetmi që mendoj kështu”. “Pupi” vazhdoi: “E kuptova nga shikimet, ato që shkëlqejnë në netët më të errëta. E pashë në rrugë, edhe në qiell. Dhe pastaj, e ndjeva në zemrën e njerëzve që dridhet si zëri i tyre. Ndoshta, ata që thonë se Milano është gri nuk kanë njohur...