Mesazh që ngre dyshime, Odise Roshi u bën thirrje ndjekësve: Mos i hapni për sigurinë tuaj

Mesazh që ngre dyshime, Odise Roshi u bën thirrje ndjekësve: Mos i hapni për sigurinë tuaj

Odise Roshi është përballur me një situatë të pazakontë. Ish-futbollistit të Kombëtares i është hakeruar llogaria e “Instagram”. Për këtë ka publikuar një reagim së fundmi. “Për 15 orët e fundit, instagrami im ka qenë i hakeruar. Ndjesë për të gjithë mesazhet ‘spam’. Mos i hapni linket që u janë dërguar juve për sigurinë tuaj. Faleminderit. O.R”, shkruan ish-futbollisti i Kombëtares. 34-vjeçari po luan rregullisht me Keciorengucu në Ligën e Parë turke. Kontrata e tij përfundon në fundin e sezonit, për këtë mbetet për t’u parë se çfarë do vendosë.